Ambasadori i SHBA në Beograd: Sot, ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori i SHBA në Beograd: Sot, ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka vlerësuar që dita e sotme është e shkëlqyer për Serbinë dhe Kosovën.

Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë, investime të reja, ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë”, ka shkruar ambasadori Godfrey në Twitter.

Ai gjithashtu ka vlerësuar që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi meritojnë standard më të mirë të jetës.

Përshëndesim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, shkroi ambasadori Godfrey në Twitter.

Presidenti Trump do të takohet sot në orën 11:00, (17:00 me orën në Shqipëri) me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas axhendës së presidentit amerikan, ai do të presë krerët e shteteve në Dhomën Ovale dhe më pas ata do të zhvendosen në Dhomën Rusvelt ku Trump do të jetë prezent në një ceremoni ku pritet që dy liderët të firmosin një dokument, përbërja e të cilit nuk dihet ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy