Analisti Ferdinand Dervishi për listën e këshilltarëve të ish-kryeparlamentares Elisa Spiropali, thotë se është një rast për tu hetuar.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se janë para që merren dhe askush nuk bën punë.
Nuk më bën përshtypje, se e di që funksionon kështu prej kohësh, janë një grup gazetarësh që mbështesin mazhorancën dhe paguhen nga institucionet shtetërore, qoftë si këshilltarë të jashtëm.
Unë di që media të gjitha marrin rrogat te Ujësjellësi. Unë di që televizioneve të tëra u shkojnë çanta me lekë për pagat.
Sigurisht që duhet bërë publike, që të zvogëlohet si fenomen. Por ke analistë që dihet që janë të qeverisë, ti i ke si këshilltarë të jashtëm.
Ke media online shumë të forta qeveritare që paguhen në borderotë e Ujësjellësit dhe OSHEE.
Më e keqja është kur shkojnë çanta me legë për gjithë gazetarët. Kjo ndodh në Shqipëri, ka ndodhur në dy sisteme dhe në kohën e Berishës.
Kjo është situata, të mos habitet askush që marrin ato para. Ato janë qoka, janë lekë që merren dhe nuk bën punë njeri.
Kam qenë unë për pak muaj diku këshilltar u jashtëm, u kujdesa me kast që të bëja punë dhe kjo punë të bëhej.
Tre padi janë bërë nga puna ime atje. Kam qenë i kujdesshëm në këtë pjesë.
Nuk di nëse janë miq të saj gazetarë, mendoj se gjysmit janë të sajit dhe gjysmat ia ka çuar partia për të marrë një rrogë dhe për t’u quajtur se ky njeriu punon diku.
Për gjithsecilin prej tyre do parë dhe puna. Ku ka mbetur emri i tij, çfarë firme ka vënë.
Është një rast për tu hetuar ose së paku ballafaquar, ku secili prej tyre ka për detyrë që të thotë kam qenë aty por kam bërë këtë punë.
Kanë qenë të gjithë aty për të marrë atë rrogën dhe për të mos bërë asnjë punë.



