Haradinaj takim me Ramën në Tiranë, në fokus sfidat e Kosovës dhe dialogut

Haradinaj takim me Ramën në Tiranë, në fokus sfidat e Kosovës dhe dialogut

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i partisë AAK, Ramush Haradinaj është takuar këtë të enjte në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur Haradinaj ku ka postuar edhe disa foto me kreun e qeverisë.

Haradinaj shkruan se ka qenë një takim vëllazëror dhe se takimi kishte në fokus sfidat e Kosovës dhe procesin e dialogut.

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy