Rama nxjerr fotot dhe bën krahasimin me skemën e ndihmës ekonomike e PD-së

Rama nxjerr fotot dhe bën krahasimin me skemën e ndihmës ekonomike e PD-së

Debati i ditëve të fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha është fokusuar tek ndihma ekonomike.

Kreu i qeverisë me anë të një foto të postuar në rrjetin social "Facebook", shkruan se një vilë në Vlorë merrte ndihmë ekonomike, para se ai të vinte në pushtet. Po ashtu kryeministri shkruan se ku është familja e varfër në Vlorë nuk merrte ndihmë ekonomike në kohën e Partisë Demokratike.

"Majtas vila e N.R në Vlorë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e R.B po në Vlorë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.R është përjashtuar dhe R.B, pjesë e komunitetit rom, është përfshirë në skemë. Që N.R nuk kishte nevojë për ndihmë, kjo shihet qartë nga fotot. Fatkeqësisht, për vite me rradhë, N.R. padrejtësisht merrte pagesën që në fakt duhet t’i shkonte R.B prej vitesh", shkruan Rama.

Sipas Ramës specialistët e Shërbimit Social Shtetëror, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe të Bankës Botërore po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo gabim të sistemit. Kryeministri thekson se bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë në mënyrë të drejtpërdrejtë familje që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy