Kurti nga Forumi i Prespës shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

Kurti nga Forumi i Prespës shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Forumin e Prespës për Dialog”, është treguar kritik ndaj Bashkimit Evropian (BE), për mosliberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se ndan zhgënjimin me vendet fqinje për BE-në.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky është mesazh dekurajues për rajonin tonë”.

Megjithatë, ka thënë ai, duhet të tregohet durim, duke këshilluar të mos merren hapa të shpejtë që nuk u shërbejnë interesave.

“Si vend që na është mohuar liberalizimi i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj, por duhet të kemi durim dhe mos të marrim hapa të shpejtë që nuk u shërbejnë interesave, as të shteteve tona, as qytetarëve, por BE është e ngadaltë dhe i mungon uniteti. BE është shpresa jonë më e mirë dhe është alternativa e vetme që e kemi, jo vetëm për atë që nuk kemi zgjidhje tjetër, por natyrisht që i takojmë këtij rajoni”.

Sipas Kurtit, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë të ardhme të përbashkët.

“Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës, e rrethuar me vende të BE-së, kemi histori të përbashkët, kemi luftuar në luftëra të njëjta, ekonomitë tona janë të lidhura. Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustuar nga ana e BE-së, duhet të pyesim vetën se çfarë ardhmërie dëshirojmë”, tha Kurti.

Kurti ka qenë kritik edhe për idenë e Schengen-it Ballkanik, për të cilën ka vlerësuar se i mungon vizioni për rajonin, ndaj Kosova nuk e pranon.

“Edhe ideja e Novi Sadit për ‘Mini-Schengenin’, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e refuzon ashpër. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n dhe që e favorizojnë Rusinë”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe çështjeve tjera me rëndësi për rajonin, ai ka ripërsëritur qëndrimin se duhet përfshirja e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në mënyrë që të minimizohen ndërhyrjet tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy