Kryeministrja serbe Brnabiç sot viziton tre qytete në veriun e Kosovës

Kryeministrja serbe Brnabiç sot viziton tre qytete në veriun e Kosovës

 Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Veri të Kosovës.

Në vizitën e parë që kur u zgjodh kryeministre, Brnabiç, vjen edhe me lejen e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Mediat serbe kanë zbuluar edhe agjenda e vizitës së saj dhe në plan nuk është vetëm vizita në Mitrovicë të Veriut, por edhe në qytete të tjera.

“Gjatë vizitës, Brnabiç do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviqin”, thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.

Bashkë me të, do jenë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e Qeverisje Mihailo Jovanoviç.

Ky i fundit vjen, pasi Brnabiç do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës dhe të ashtuquajtur Akademinë në Mitrovicë, pas së cilës është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.

Më pas, në komunën e Leposaviqit, kryeministrja serbe do të vizitojë familje serbe që qeveria serbe u ka ndërtuar shtëpi.

Kjo është vizita e parë e Brnabiç qysh nga viti 2017, kur kishte vizituar Kosovën në cilësinë e njëjtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin Brnabiç nuk e njeh për homolog, e ka komentuar vizitën e saj, por vetëm për të thënë se pret që ajo “të mos bëjë deklarata përçarëse, si i ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy