Zbardhet vendimi i gjykatës për Bashën dhe dy zyrtarët e PD: Nuk ekziston fakti penal

Zbardhet vendimi i gjykatës për Bashën dhe dy zyrtarët e PD: Nuk ekziston fakti penal

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për pushimin e çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishin, që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”.  Në vendimin e gjykatës prej 41 faqesh, thuhet se nuk ekziston fakti penal.

Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Po kështu theksohet se kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike. Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente.

“Partia Demokratike nuk ka pasur kontratë lobimi me kompanina “Biniatta Trade LP. Muzzin deklaron se 500 mijë euro i ka marrë nga PD-ja. Nuk janë të besueshme deklarimet e Nik Muzin. Deklarimet e Muzin nuk mund të provohen me dokumente. Prokuroria nuk solli prova që faktojnë deklarimet e Muzin. Sipas Dr. së Pastrimit të Parave, PD ka paguar vetëm 25 mijë $ ”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Më 13 janar gjykata e Tiranës pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy