Korreshi: Ultimatumet jo zgjidhje, jemi në prag të një viti 1997 për krizë ekonomike (VIDEO)

Korreshi: Ultimatumet jo zgjidhje, jemi në prag të një viti 1997 për krizë ekonomike (VIDEO)

Deputeti Saimir Korreshi në MCN TV deklaroi se zgjidhjen e krijuar nga situata në PD nuk e sjellin gjykatat dhe as ultimatumet, por vetëm konsensusi. Sipas tij nëse kjo çështje nuk gjen zgjidhje me dialog dhe shkon në dyert e gjykatave, atëherë realisht jemi në prag të vitit 1997 për krizë ekonomike.

Ultimatumet nuk japin zgjidhje por vetëm konsensui. Zgjidhjen e japin dy liderët. Si jurist nëqoftëse nuk do të kemi konsensus midis tyre kjo do të mbesë në dorë të gjykatës, por këtë situatë e vuajnë demokratët. Ka ardhur koha që në këto kushte ata të ulen dhe të gjejnë zgjidhje. Basha dhe Berisha duhet të mbyllen në zyrë me çelës dhe ta hapin derisa nga çatia të dalë tymi i bardhë, pra të gjendjet zgjidhja.

Në këto kushte në të cilat ndodhemi është për të ardhur keq sepse vëmendja është përqendruar tek konflikti i brendshëm i PD dhe nuk po bëjmë opozitarizëm.

Por ajo që unë them është se ose duhet të kthehemi të bëjmë opozitarizëm ose realisht jemi në prag të një viti 1997 për krizë ekonomike. Unë i përkas PD dhe ajo ka rëndësi sepse kushdo që do të jetë kryetari i saj unë do i shërbej Partisë Demokratike dhe jo emrit të kryetarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy