Kryeministri Edi Rama tha se për herë të parë po punohet për kartën elektronike të identitetit, në përputhje me standardet e BE.

Deklarata u bë gjatë aktivitetit “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”.
"Përveç pasaportës evropiane që është ajo çka ne synojmë përmes anëtarësimit në BE, ne jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit, që faktikisht është e gjitha sipas standardeve dhe parametrave të përcaktuara nga BE për ID elektronike që BE do të fusë në funksion, nuk e ka akoma por parametrat janë të njohur.
Ne i kemi marrë parametrat dhe jemi duke punuar për ID elektronike evropian, që do të shërbejë fillimisht si kartë identiteti këtu në Shqipëri bashkë me gjithë ato të dhëna që Linda përmendi dhe për informacionin tuaj dhe të të gjithëve, sepse të gjithë besoj e dinë, e mbajnë mend që ne jemi sulmuar egërsisht nga Irani në një përpjekjeje për të na fshirë komplet, gjithçka që kemi ndërtuar në këto 10 vjet, pra për ta “bombarduar” edhe për ta asgjësuar të gjithë këtë infrastrukturë".



