Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi se ambasadori gjerman, Karl Bergner, zhvilloi një takim me kreun e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ku në fokus ishte forcimi i sundimit të ligjit në Shqipëri.
Sipas njoftimit zyrtar, shkëmbimi i mendimeve u përqendrua tek rëndësia e konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe vijimi i reformave kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian. Ambasada theksoi se sundimi i ligjit përbën një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.
Gjermania, si një nga vendet kryesore mbështetëse të procesit të integrimit, rikonfirmoi përkrahjen e saj të fortë politike dhe financiare për rrugëtimin evropian të vendit. Në deklaratë thuhet se Berlini zyrtar do të vazhdojë angazhimin intensiv për të ruajtur progresin e arritur gjatë viteve të fundit, si dhe për të mundësuar një luftë sa më efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Takimi vjen në një moment kyç për procesin e integrimit, ndërsa autoritetet shqiptare vijojnë përpjekjet për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.



