Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka postuar një foto të përbashkët nga Uashingtoni, me ish-ambasadorët amerikan në Tiranë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries e Alex Arvizu.
Në mesazhin e saj, Kim thekson se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri.
Kim, bashkë me ta ndan mendimin se përgjatë këtyre viteve ata kanë krijuar besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale
Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu.
Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.



