Vendimi për Korçën dhe Elbasanin/ LSI sulmon KAS-in: Je organizatë politike e Rilindjes

Vendimi për Korçën dhe Elbasanin/ LSI sulmon KAS-in: Je organizatë politike e Rilindjes

Lëvizja Socialiste për Integrim u “hodh në sulm” ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas vendimit të tij për të konsideruar të vlefshme zgjedhjet në Korçë dhe Elbasan.

 Përmes një postimi në “Facebook”, Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari e akuzoi KAS-in se po i shërben mazhorancës.

 “KAS organizatë politike e Rilindjes. Nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Për KAS, nuk mjaftojnë këto fakte:

Shtetas që votojnë disa herë.

Në kuti ka më shumë fletë votimi sesa votues.

Komisionet marrin më pak fletë votimi dhe dorëzojnë më shumë.

Në tavolinat e numërimit votat e pavlefshme numërohen si të PS.

Numërues të Rilindjes që plotësojnë me stilolaps fletët e votimit për PS.

Kryetar bashkie të cilët emërojnë militantë në punë, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor gjatë periudhës së fushatës.

Komiteti politik i Rilindjes i heq të drejtë kushtetuese të votës qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe vetëm disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve, heq karantinën për këto qytetarë, duke favorizuar hapur Rilindjen.

Grupet e strukturuara kriminale intimidojnë qytetarët dhe bëhen pjesë e ekipit të Rilindjes.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy