Rendi i ditës përplas opozitën dhe maxhorancën te Komisioni i Jashtëm

Rendi i ditës përplas opozitën dhe maxhorancën te Komisioni i Jashtëm

Mbledhja e Komisionit të Punëve të Jashtme ka nisur me debate. Shkak është bërë rendi i ditës. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, nuk pranoi të diskutohej sot për Jeruzalemin. Shehu tha se komsioni sot nuk kishte një rend dite dhe kërkesa e opozitës për të thirrur për raportim ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, është tërhequr, pasi nuk është më aktuale.

“Nuk kemi asnjë rend dite për sot. Ministri është jashtë rendit të ditës. Më ka ardhur lajmërimi. Nga sekretarja e komisionit me lajmëroi që do të flasë për Jeruzalemin dhe për marrëdhënien me Greqinë. S’kemi asnjë interes se përse ta dëgjojmë. Është e vonuar. Tani kanë kaluar dy mbledhje dhe s’kemi pse ta dëgjojmë. Të flasim ta hedhim në votë dhe pastaj… Nuk jam dakord fare për ta firmosur rendin e ditës. Nuk jam dakord fare të diskutojmë për Jeruzalemin”, tha ai.

Kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli, tentoi t’i ndërpresë fjalën Shehut, duke i thënë se thirrja e ministrit për raportim ka qenë kërkesë e opozitës.

“Thirrja e ministrit ka qenë kërkesa e juaj”, tha ajo.

“E tërhoqa kërkesën sepse kishte kaluar koha”, u shpreh Shehu. 

“E tërhoqa kërkesën sepse kishte kaluar koha”, u shpreh Shehu.

Ndërsa deputetja e LSI-së, Klajda tha se raportimi mbi negociatat me Greqinë është i vonuar.

“Kam kohë që kërkoj mbledhje të përhershme nga komisioni. Ka një problem. Është kërkuar që të bëhet një takim për negociatat me Greqinë, por nuk kemi thënë që të presim edhe bisedimet e dyta. Kanë kaluar 3 muaj dhe nuk morëm asnjë përgjigje. Mendoj se duhet të kemi pak respekt për komisionin”, tha ajo.

Ndërsa kryetarja Mimi Kodheli tha se komision nuk ka mbërritur asnjë dokument për anulimin e kërkesës së opozitës.

Ndërsa ministri Bushati tha se gjithçka është brenda rregullave. 

"Nuk ka patur asnjë ministër tjetër që ka ardhur më shumë në komision se sa unë. Ka ardhur kërkesa që në 9 dhe direkt u jemi përgjigjur që do të vijmë në 29. Kemi qenë totalisht brenda rregullave. Çështja e dytë është se ka një kakofoni në rast se ia vlen apo jo për ta bërë seancën dëgjimore. Unë nuk kam kërkuar që të jap intervistë. Unë nuk kam ndonjë hall të madh për të mos u dhënë informacione. Nëse nuk doni, atëherë mund të ikim. Kush ka certifikatë sigurie, le ta kërkoj mbledhjen me dyer të mbyllura", tha ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy