Peleshi në takimin e pestë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën: Shqipëria e gatshme për të zbutur pasojat që rrjedhin nga lufta

Peleshi në takimin e pestë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën: Shqipëria e gatshme për të zbutur pasojat që rrjedhin nga lufta

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, me  ftesë të Sekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve z. Lloyd Austin dhe Shefit të Shtabit të Bashkuar të SHBA-ve, Gjeneral Mark Milley.

Në takimin e pestë që u mbajtë në Bazën Ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani morën pjesë ministra dhe shefa të shtabeve nga mbi 50 vende të botës si dhe të Ukrainës.

Vendet pjesëmarrëse konfirmuan unitetin dhe zotimin në mbështetje të Ukrainës, përballë agresionit rus. Shqipëria nga ana tjetër rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën brenda kapaciteteve të saj, për të zbutur pasojat që rrjedhin nga lufta në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy