Berisha: Rama mbron blerjet 860 mijë euro të rrobave se vjedh vetë nga mëngjesi në darkë

Berisha: Rama mbron blerjet 860 mijë euro të rrobave se vjedh vetë nga mëngjesi në darkë

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se Kryeministri Edi Rama mbron blerjet prej 860 mijë euro të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Berisha tha se do të publikoj çdo dokument për blerjet e bëra.

Nuk ka çmenduri më të madhe se t’i dalësh zot një blerje të padëgjuar ndonjëherë rrobash, 860 mijë euro.

I del zot sepse i ke dollapët e tu ndoshta me më shumë se kaq dhe mendon se së shpejti do vijnë tek ti t’i gjejnë aty.

Të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana dhe ai i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Po nuk ka turp.

Ku ka turp ai? Hajduti nuk ka turp. Sepse ai vjedh vetë nga mëngjesi gjer në darkë.

Po si mundet, nuk po marr asgjë tjetër, si mundet që gruaja e një zyrtari, cilido qoftë ai, si mund të blejë 860 mijë euro të brendshme dhe të jashtme?

Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro? Si mundet? Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë?

Si mundet të flasësh për standarde se qenkan prishur standardet. Unë jam për standardet, por a e dini ju se 62 për qind e atyre që janë të ndryrë në burgje janë të paraburgosur, që është krimi më i shëmtuar në historinë e këtij vendi. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz me drejtësinë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy