Zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kukës/ KQZ thërret për nesër mbledhjen e parë të KZAZ

Zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kukës/ KQZ thërret për nesër mbledhjen e parë të KZAZ

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve emëroi sot anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së nr. 11, bashkia Kukës, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të datës 24 shtator 2023.

Komisioneri vendosi ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të Komisionit të Zonës të Administrimit Zgjedhor nr. 11, në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, në datën 25 gusht. Infrastruktura logjistike e selisë së KZAZ-së do të sigurohet nga Bashkia Kukës.

Komisioneri përcaktoi sot edhe vlerën në para të një vote të vlefshme, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023. Vlera në para e një vote të vlefshme është 80.47 lekë.

Po ashtu, në seancën e sotme u miratua akreditimi i vëzhguesve përmes platformës elektronike të vëzhguesve në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kukës.

Portali i vëzhguesve është një sistem ndërveprues për regjistrimin dhe administrimin e vëzhguesve jo partiak në zgjedhje dhe synon ta bëjë procesin shumë herë më të shpejtë dhe efektiv.

Për të paraqitur kërkesën për akreditimin e vëzhguesve, fillimisht duhet të bëhet regjistrimi si organizatë. Nëse organizata apo institucioni që bën kërkesën, plotëson kushtet për të qenë vëzhgues i zgjedhjeve, atëherë do t’i jepet mundësia të aksesojë portalin e vëzhguesve me kredencialet, të cilat do t’u dërgohen në email-in e deklaruar gjatë aplikimit. Me disponimin e kredencialeve, jepet dhe mundësia e aksesit të portalit, në të cilin mund të krijohen kërkesat për akreditimin e vëzhguesve përfaqësues.

Rendi i ditës 25 gusht:

Çështje për shqyrtim rishtas:

Projektvendim “Për materialet zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023”;

Projektvendim “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo QV për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023”;

Projektvendim “Për miratimin e sasisë së vulave rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit, që do të përdoren për zgjedhjet  e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023”;

Projektvendim “Mbi përdorimin e portalit elektronik (modulit) për partitë politike dhe subjektet zgjedhore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy