PD, përgjigje Cakajt: Ndërkombëtarët nuk monitorojnë opozitën, OSBE skanoi shtetin privat të Ramës

PD, përgjigje Cakajt: Ndërkombëtarët nuk monitorojnë opozitën, OSBE skanoi shtetin privat të Ramës

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, i cili tha se raporti i OSBE/ODIHR kritikonte opozitën. Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, u shpreh se nuk është përgjegjësi e opozitës pse KQZ-ja ka shkelur ligjin, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin nën presionin e qeverisë apo pse punonjësit e administratës u shantazhuan. Ndërkaq, Bardhi u shpreh se raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama.

Ish-deputeti Bardhi deklaroi më tej se raporti i OSBE nuk mund të ishte për opozitën, pasi sipas tij ndërkombëtarët nuk monitorojnë opozitën, por evidentojnë përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjithashtu, sekretari i PD-së tha se opozita kërkon vetëm dënim të kriminelëve siç dëshmuan dosjet “184” dhe “339”. Sipas Bardhit, raporti nuk ka nevojë për interpretime, është i qartë dhe evidenton qartësisht përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Opozita kërkon vetëm dënim të kriminelëve, siç dëshmuan dosjet “184” dhe “339”. Rama jo vetëm që nuk është distancuar nga hajdutët e zgjedhjeve, por kryehajdutin e Dibrës e ka marrë në mbrojtje, duke e bërë kryetar të administrimit zgjedhor. Raporti nuk mund të ketë qenë më shumë për opozitën, siç u shpreh zëdhënësi i Ramës, pasi raporti nuk është për të monitoruar opozitën. Raporti nuk ka nevojë për interpretime, është i qartë dhe evidenton qartësisht përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”- tha Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy