
Sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian në ora 12:00 pritet të votohet marrëveshja për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, që është edhe votimi i fundit dhe përfundimtar.
Votimi do të zhvillohet sipas procedurës urgjente të votimit të propozuar nga deputeti Thijs Reuten, i cili është raportues për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.
Një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ky akt ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si Komisioni Europian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Europian. Pas nënshkrimit, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në afatin e dakorduar. Pas votimit, vendimi botohet në Gazetën Zyrtare të Parlamentit Evropian.
Rregullat do të lejojë kosovarët që të udhëtojnë pa viza në BE për një periudhë 90 ditore në çdo cikël 180 ditor. Sipas qëndrimit të Këshillit, përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.
Në njoftimin e Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën thuhet se Kosova ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtat fondamentale lidhur me lirin e lëvizjes.
Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.



