Rritja e taksave, Tabaku: Qytetarët u paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit

Rritja e taksave, Tabaku: Qytetarët u paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit

Ish-deputetja Jorida Tabaku të martën publikoi tabelat ku tregohet rritja e taksave për biznesin dhe sipas saj, për shkak të tyre, qytetarët paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Tabaku thekson se Edi Rama premton ulje taksash, por njëkohësisht përgatit skemën ku do paguhet për oligarkët e tij.

Ajo tregon se prej vitit 2013, Rama i premtoi shqiptarëve me pak taksa dhe më shumë punë.

Mjerisht dhe paturpësisht ka dështuar prandaj gënjen sot siç gënjente dje. Ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP. Kjo është ironia e qeverisë Rama, heq taksat për buxhetin dhe rrit taksat që i shkojnë oligarkëve dhe u bëjnë dëm bizneseve dhe qytearëve”, shkruan ajo.

Ish-deputetja demokrate thekson se tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës.

Prova se si një aferë korruptive ka zhvatur buxhetin e shtetit dhe po zhvat xhepat e shqiptarëve. Për biznesin e madh tarifa Zoto është rritur mesatarisht me 15%, po aq është rritur dhe për biznesin e vogël nga 2-8 mln lekë nderkohë që për mikrobizneset (0-2 mln lekë) kjo tarifë është rritur me 64%”, tha Tabaku.

Sipas saj, shembujt e sjellë në foton më poshtë marrin tre biznese të ndryshme.

I pari paguan në 2020 10% më shumë taksa se në 2019, I dyti (një biznes I vogël) paguan një taksë 24% më të shtrenjtë (thuajse 4 mijë lekë më shumë) se sa vitin e shkuar ndërkohë që biznesi i tretë paguan një tarifë pastrimit 13% më të lartë se sa vjet”, tha Tabaku.

Ajo thotë se kur “Ramavirusi” ju premton ulje taksash, ai po përgatit një skemë ku qytetarët do të paguajnë për oligarkët e tij.

 “Bizneset po mbyllen, shqiptarët gdhihen çdo ditë e më të varfër. Por në 7 vjet ato kanë parë se veç dy gjëra të sigurta ka nën qeverisjen e RAMAVIRUSIT; korrupsionin dhe taksat e larta”, tha ajo.

Ish-deputetja demokrate thekson se Shqipëria e varfër dhe e papunë, vazhdon të zhvatet nga “Ramavirusi!”

Ndërsa thekson se motoja e tij në 7 viteve “Vidh dhe takso”, nuk do gënjejë përsëri shqiptarët dhe aq më pak bizneset.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy