Xhaçka në Forumin e Prespës: Prioritet i parë, të drejtat e grave dhe vajzave

Xhaçka në Forumin e Prespës: Prioritet i parë, të drejtat e grave dhe vajzave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e pranishme sot në Konferencën e parë Ndërkombëtare organizuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, bëri një përmbledhje të situatës lidhur me të drejtat e grave dhe përfshirjen e tyre në jetën publike.

Ajo sugjeroi hapa të rëndësishëm për sigurimin e objektivave të kësaj agjende.

“Si një anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria synon të kontribuojë në ruajtjen dhe forcimin e rendit shumëpalësh të bazuar në adresimin e sfidave globale dhe promovimin e paqes dhe sigurisë”.

Sipas ministres Xhaçka, një nga përparësitë gjatë mandatit dy vjeçar, janë të drejtat e grave e vajzave.

“Jemi të bindur se ndërtimi dhe ruajtja e paqes është e mundur vetëm kur gratë janë të përfshira. Ne besojmë fuqimisht se të drejtat e grave dhe zërat e tyre janë thelbësore për të drejtat e njeriut, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Më herët ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e inicioi nisjen e platformës joformale për bashkëpunim politik- Ballkani 6 (B6), në format të Ministrave për Punë të Jashtme, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjet mes vendeve nga rajoni në fushat e interesit të përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy