Katër parti depozitojnë propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve

Katër parti depozitojnë propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se katër parti politike kanë depozituar pranë KQZ-së propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve .

KQZ theksoi se, “referuar Kodit Zgjedhor, vendimit të Komisionit Rregullator dhe vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë katër parti politike: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate”.

“Afati për dorëzimin e propozimeve dhe dokumentacionit përkatës ishte dita e sotme, data 11 janar 2021”, bëri të ditur KQZ.

“I kanë depozituar pranë KQZ-së propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve; Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Social Demokrate”, shtoi KQZ.

“Administrata e KQZ-së do të shqyrtojë propozimet dhe dokumentacionin përkatës të propozimeve të partive”, thuhet në njoftimin e KQZ. ​

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy