Rama: Nuk janë mundësitë për një paketë të tretë ndihme për biznesin

Rama: Nuk janë mundësitë për një paketë të tretë ndihme për biznesin

Kryeministri Edi Rama thotë se për momentin nuk është mundësia për krijimin e një pakete të tretë mbështetëse për bizneset që janë goditur nga pandemia. Rama këtë e ka deklaruar nëpërmjet një video-live nga makina ku po i përgjigjej disa qytetarëve në lidhje me pyetjet e tyre.

“I dashur së pari njëherë kurajë dhe faleminderit për fjalët e mira. Kemi bërë më të mirën që kemi mundur jo më të mirën që do donim të bënim. E dimë që ka dhe më mirë. Ju lutem te gjithë që duhet të kuptojmë jo vetëm pasojat e mbylljes nga COVID-19 por dhe pasojat nga tërmeti që ishte goditje për ekonominë dhe financat e vendit tonë. Po arrijmë t’i përballojmë deri tani me dinjitet dhe do të kthejmë në shtëpi çdo familje që ka humbur strehën më 26 nëntor ashtu sikundër do kthejmë në shkolla nxënësit dhe mësuesit.

Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet të mbyllemi sërish. Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh,”- tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy