Basha tubim masiv/ Rama: Rrezikoi jetën e njerëzve (VIDEO)

Basha tubim masiv/ Rama: Rrezikoi jetën e njerëzve (VIDEO)

Edhe pse ështe gjobitur dy here për shkelje të aktin normative për gjendjen e Fatkeqësisë natyrore, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar një tubin ne zonën e ish-Kënetës në Durrës me një pjesëmarrje të konsiderueshme qytetarësh. Teksa riktheu edhe njëherë në vëmendje situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, Basha tha se rreziku i vërtetë nuk është COVID-19, por “Ramavirusi”.

"Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI. RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto 7 vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. Kur erdhi dita që njerëzit kishin më shumë nevojë për përkrahje nga buxheti, Edi Rama i braktisi".

Pas publikimit të pamjeve nga vetë selia blu, kryeministri Edi Rama shpërndau njoftimin e kryedemokratit  në rrjetin social Twiter, duke shkruar: Të rrezikosh Shëndetin e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke e quajtur papërgjegshmëri grumbullimin e qytetarëve nga Lulzim Basha, paralajmëroi se kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t'i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy