Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Ballkani Perëndimor të përfshihet në konceptin strategjik të Aleancës

Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Ballkani Perëndimor të përfshihet në konceptin strategjik të Aleancës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili po zhvillohet në Riga, Letoni, me pjesëmarrjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në ndërhyrjen e saj, Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Znj. Olta Xhaçka nënvizoi rëndësinë e veçantë të integrimit të plotë Euroatlantik. Ajo bëri po ashtu thirrje që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të Konceptit Strategjik të NATOs.

Rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO. Por sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022, duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjithë atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, duke nxitur dasi e destabilitet përmes taktikave hibride.

Vizita e Ministres Xhaçka në Letoni, vjen pas Forumit të Gjashtë të Unionit të Mesdheut që u mbajt në Barcelonë, në fillim të kësaj jave.

Sot pasdite, kryediplomatja shqiptare do të udhëtojë drejt Suedisë, ku do të mbahet Ministeriali i 28-të i Këshillit të OSBE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy