Ish ministri teknik i PD-së Dritan Demiraj i ftuar sonte në emisionin “Opinion” ka folur për kërkesën e prokurorisë për përgjim ndaj policisë. Ai shprehet se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e kësaj letre.
Demiraj u shpreh gjithashtu se prioriteti kryesor i tij sapo mori detyrën ishte përforcimi i forcave të njesive operacionale në mënyrë shmangien e përplasjeve sidomos gjatë zgjedhjeve. Ai thekson se ditën e zgjedhjeve është forcuar marrja e masave për të pasur nën kontroll bandat duke pasur parasysh situatën e Elbasanit.



