Petrit Vasili komenton batutën e Ramës për “pirjen e gjakut”

Petrit Vasili komenton batutën e Ramës për “pirjen e gjakut”

Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili komenton batutën e kryeministrit Edi Rama thënë sot në mbledhje grupi ku iu kërkoi të tijëve të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë për të balancuar “idenë që politikanët pinë gjakun e popullit”. Sipas Vasilit, ajo që Rama ka thënë duke bërë shaka është një ndër pohimet më të sinqerta që ka bërë ndonjëherë.

Vasili përmend koncesionet, shpenzimet luksi për zyrat dhe ikjet masive të shqiptarëve, si “pirje gjaku”.

Vasili:

Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.

Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?

Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku.

Edhe dhjetëra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.

Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy