Gjyqtarët e Strasburgut, Bardhi: Rama po i bllokon me kunatin e Xhafajt dhe përfaqësuesin e Soros

Gjyqtarët e Strasburgut, Bardhi: Rama po i bllokon me kunatin e Xhafajt dhe përfaqësuesin e Soros

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për emërimet e gjyqtarëve shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Sipas, këshilltarit ligjor të PD, Gazmend Bardhi, kryeministri po tenton të kapë plotësisht sistemin e drejtësisë.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Bardhi deklaroi se qeveria për 2 vjet bllokoi emërimet për shkak se nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit.

"Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë. Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vettingut. Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë", deklaroi Bardhi. 

Sipas këshilltarit ligjor të PD, Rama synon t’i përdorë ato në kundër interesave të qytetarëve shqiptarë në Strasburg. 

Partia Demokratike i konsideron kandidaturat e propozuara nga Qeveria për në Gjykatën e Strasburgut si kandidatura tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe të përzgjedhura në një proces të korruptuar politikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy