GJKKO do të vijojë shqyrtimin e çështjes “Partizani” në seancën e radhës më 30 prill, në orën 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë dosje.
Seanca zhvillohet pas zhvillimeve të fundit në proces, ku më herët gjykata pranoi kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjithashtu që të dëshmojnë edhe biznesmeni Paro Laçi, si dhe shtetasit Albert Xhani dhe Isa Tare.
Sipas burimeve nga procesi, dëshmia e Ballës pritet të jetë e para, duke qenë se ai figuron edhe si kallëzues në këtë çështje.



