Kikia: Ahmetaj shërbëtori i bindur i kryeministrit, Rama duhet të japë shpjegim për largimin e tij

Kikia: Ahmetaj shërbëtori i bindur i kryeministrit, Rama duhet të japë shpjegim për largimin e tij

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live duke folur për largimin e Arben Ahmetaj tha se Rama duhet të japë shpjegime për ikjen  e tij, ndërsa e cilësoi atë si shërbëtorin e bindur të kryeministrit. Ai tha se nga thashethemet jo të zyrtarizuara nga prokuroria flitet se ai është një nga më të përfshirët në çështjen e inceneratorëve.

Arben Ahmetaj ka qenë gjysma e qeverisë dhe Rama nuk ka komunikuar për atë, u dëbua dhe u rikthye. Thashethemet jo zyrtare nga prokuroria flasin se Ahmetaj është një nga më të përfshirët në skandalin e inceneratorëve dhe qeveria i detyrohet një sqarim publikut pse një nga njerëzit më të fuqishëm aty u largua. Lidhur me shkarkimin  e Ahmetaj, nuk mendoj se ai ishte zbatues tipik i klaneve brenda PS, ai ishte shërbëtor i bindur ndaj kryeministrit. Nëse do zbatojmë çerek standardi ndërkombëtar për përgjegjshmërinë politike dhe përgjegjësinë morale të një zyrtari apo institucioni, mjafton fakti që në dokumente është konfirmuar që Ahmetajt dhe familjes së tij i kanë paguar hotelin njerëzit e inceneratorëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy