Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen kryetarët e njësive administrative në Korçë

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen kryetarët e njësive administrative në Korçë

Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, gjashtë kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. 

Burime bëjnë me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre.

Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, por as nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej tij.

Situata e njëjtë është shënuar edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë dhënë dorëheqjen.

Dorëheqjen e kanë dhënë edhe katër administratorët e bashkisë Devoll.

Pritet që vala e dorëheqjeve të vijojë edhe në bashkitë e tjera të qarkut, konkretisht në Maliq dhe Pogradec, ku priten zhvillime të ngjashme në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy