Gazetari Robert Papa, për fjalimin e Presidentit amerikan Donald Trump në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, tha se duke e parë si organizatë me një platformë të majtë ishte shpotitës dhe denigrues, doli hapur kundër ngrohjes globale dhe foli për politikën e brendshme amerikane, duke fajësuar edhe ish-Presidentin Joe Biden.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Shqipëria u përfaqësua në OKB me nivelin më të ulët, duke e cilësuar si fodullëk të administratës së Edi Ramës.
Trump tregoi dhe njëherë se si e shikon ai OKB. Amerikanët i kanë hequr mbështetjen financiare 3.5 miliardë dollarë në vit, sepse e sheh që kjo organizatë nuk po funksionin.
Trump e mbështet politikën e tij të jashtme në marrëveshjet dypalëshe. Amerikanët nuk largohen nga Ballkani, interesi ka rënë shumë dhe ndaj Shqipërisë.
Faji është i qeverisë sonë, i Edi Ramës që duhet të ishte në OKB. Nuk erdhi se ka probleme me drejtësinë këtu.
Nuk ka një ndërlidhje mes Presidentit Begaj dhe ministres së Jashtme Elisa Spiropali. Në darkën e organizuar, Spiorpali nuk ishte.
Ndihem keq se Serbia është disa hapa para nesh. Vuçiç takohet me Rubion. Ka pezullim të dialogut për Kosovën dhe asnjë diskutim strategjik me ne.
Është në delegacion në nivelin më të ulët të përfaqësimit, një lloj fodullëku nga administrata e Ramës.
Kur vihet në OKB, duhet të jesh i përgatitur, jo të jesh mbas. Presidentja e Kosovës, nuk lë vend pa u përfaqësuar.
Unë do të doja të ishim bashkë si shqiptarë, por kjo nuk ndodh, se dihet përplasja mes qeverisë Rama dhe asaj Kurti.



