Bardhi dhe Vokshi vizitojnë familjet në nevojë: Vaksina më e mirë-largimi i Ramës

Bardhi dhe Vokshi vizitojnë familjet në nevojë: Vaksina më e mirë-largimi i Ramës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kanë vizituar sot disa familje në nevojë, në Baldushk.

Gjatë bashkëbisedimit me ta Bardhi theksoi se 2021 do jetë viti i ndryshimit dhe theksoi vetëm me largimin e Edi Ramës do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit.

“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.”,  theksoi Bardhi gjatë bashkëbisedimit me familjet në Baldushk.

Gjithashtu sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dha një mesazh shprese, duke inkurajuar qytetarët të bashkohen me ndryshimin në 25 prill.

“Gjithmonë e më shumë shqiptarë po kuptojnë se ka ende shpresë për të ndryshuar. Gjërat mund të bëhen ndryshe. Shqiptarët e kuptojnë se mund të kenë një qeverisje që kujdeset për qytetarët e jo një qeveri që kujdeset vetëm për veten. Për fat të keq në këto 8 vite na u premtuan 300 mijë vende pune, por për fat të keq u mbyllën 300 mijë vende pune. Me besim tek njëri-tjetri, do të kemi mundësi këtë vit për të bërë ndryshimin, ndryshimin që pret shumica e shqiptarëve. Pa asnjë diskutim vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës, dështimeve të tij dhe gjithë pasojave që ka sjellë keqqeverisja në këto 8 vite, papunësi, rritje të kostos të jetesës, shtim të varfërisë, braktisje të njerëzve. Prandaj ndryshimi fillon nga një qeveri, që mbështet njerëzit dhe nuk punon për vete. ky është viti që do të bëjmë të mundur ndryshimin. Nuk e ka më në dorë Edi Rama. E kemi ne në dorë. Ne do të na keni në krah, sa herë te keni nevojë!” , u shpreh Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy