Edvin Kulluri nga “Djathtas për zhvillim” thotë se shtetet kryesore eruopiane ishin më e entuziaste për zgjedhjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dhanë mesazhin 16 ditë pas zgjedhjeve.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se mesazhi tregoi një ftohtësi të dukshme dhe se ishte i mesazh i qartë kryesisht për mazhorancën.
Mesazhet janë diplomatike, jo të drejtpërdrejta.
Mania për pushtet të ekzagjeruar në kurriz të demokracisë, dhe mania për kaq shumë pushtet është antidemokratike dhe nuk hyn te vlerat amerikane.
Mesazhi është i qartë që me këtë klasë politike nuk kemi punë.
Mesazhi ishte kryesisht i adresuar ndaj mazhorancës, e cila ka dhe përgjegjësinë kryesore për procesin zgjedhor, pa të rrahura, por me intimidime.
SHBA-të e dinë më mirë se ne se në këto zgjedhje Rama nuk kandidoi vetë, por grupet kriminale kanë mbështetur qartë.
Këto zgjedhje kanë qenë më keq se të kaluarat në të gjitha zgjedhjet, janë falur gjobat tre ditë para zgjedhjeve.
Përgjegjësinë për vjedhjen e zgjedhjeve e ka qeveria, jo opozita.



