Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford duke komentuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbylljen e USAID-it theksoi se SHBA nuk mund të financojë projekte, kur është në defiçit dhe merr borxh nga Kina.
Crawford theksoi se largimi i USAID-it nuk tregon se Amerika po e braktis Shqipërinë.
“Qëllimi i USAID-it u krye. Nuk është habi që do mbyllet dhe do iki. Se mbyllja s’do të thotë që ka dështuar. Nganjëherë mbyllja tregon edhe sukses. Nuk po themi që çdo projekt është i keq, kriminel, por ndonjëherë ka projekte që janë të mira por s’duhet të jenë të financuara nga qeveria amerikane, sepse ne jemi me deficit, sepse po marrim borxh nga Kina. Nuk po themi që janë plotësuar të gjitha nevojat e shqiptarëve nga USAID, por disa nevoja janë plotësuar nga BE, apo sektori privat.
Nuk do të thotë që Amerika po e braktis Shqipërinë. Kemi arritur një moment që duhet të kalojmë top. Nuk po braktisim marrëdhënien që kemi, por s’mund të marrim para të reja nga taksapaguesit. Ne jemi në deficit. Kur ne japim grant, apo bamirësi, kur jemi në deficit, ne po marrim nga borxhi, dhe po marrim nga Kina. Shqipëria s’është një vend lyps. Njerëzit kanë nevojë, por ka më shumë kuptim për qeverinë shqiptare t’i ndihmojë ata”.
Ai tha që agjencia e USAID do bashkohet me Departamentin Amerikan të Shtetit.



