Teliti: PD ka me dhjetëra figura përbashkuese, zgjedhjet për kryebashkiakun e Tiranës të bëhen një orë e më parë

Teliti: PD ka me dhjetëra figura përbashkuese, zgjedhjet për kryebashkiakun e Tiranës të bëhen një orë e më parë

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha në MCN Live se opozita ka me dhjetëra figura përbashkuese nëse mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e Tiranës. Teliti theksoi gara duhet të jetë e barabartë, pasi më 11 maj PS hyri në zgjedhje me të fortë, para të buxhetit dhe drejtorë drejtorish.  

"PD ka me dhjetëra figura përbashkuese. PD s’ka një, dy apo tre emra, ka me dhjetëra dhe qindra emra. Kam vlerësim maksimal për Alimehmetin, Tabakun, por kemi një proces primaresh, ku të gjithë do përballen. Zgjedhjet e ardhshme uroj të jenë një orë e më parë. Jam bashkëpunëtor me Alimehmetin, Tabakun, me Agron Shehajn.

Qëllimi është vetëm një, të bëjmë transparencën e plotë për zgjedhjet e 11 majit, të hapim rrugën e qeverisë teknike, kjo vlen pasi të dalë edhe raporti OSBE-ODIHR, disa mujore ose edhe 1-vjeçare, për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me ndryshime të Kodit Zgjedhor, duke rikthyer të famshmet koalicione. Çdo aktor politik të ketë mundësinë të garojë me listën e vet.  

Në Vorë, kur bëhej debati mes bandave dhe Nokës e Vokshit, mendoni që diskutohej filozofia politike, taksa e sheshtë?! Aty ishte muhabet forcash! Si mund të konkurrosh kur në atë zonë ka plasur edhe kallashi. Ata livadhisnin edhe bejxhe të KQZ-së. Ne duam zgjedhje, por më 11 maj pamë në shumë zona të Shqipërisë që funksiononte kush kishte të fortët në krah. Ajo që kërkojmë ne barabartë në zgjedhje dhe pastaj fitoftë më i miri. Ne duam të hyjmë në garë me lidership, ekip dhe program. Ndërsa mazhoranca s’ka program, me të fortë, me paret e buxhetit, me drejtorë drejtorish."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy