Sekretarja e Përgjithshme e OSBE viziton nesër Tiranën, takohet me zyrtarët e lartë të vendit

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE viziton nesër Tiranën, takohet me zyrtarët e lartë të vendit

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, mbërrin nesër në Tiranë për takime me zyrtarë të lartë, stafin e Prezencës së OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.

Schmid, do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Gjithashtu, ajo do të ketë një takim me deputetë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Deputete, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Schmid do të takohet me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

Sekretarja e Përgjithshme, Schmid dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka do të japin nesër një deklaratë për mediet, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy