
2 miliard e 550 milion euro dëm i shkaktuar nga shkeljet gjatë prokurimeve publike vetëm për 4 vitet e fundit.
Analisti Neritan Sejamini, thotë për edicionin e lajmeve në MCN tv se qeveria në krye të herës ka treguar se i mungon transparenca dhe garantimi i konkurrencës, duke nisur që në prokurat e thjeshta.

Prokurimi publik është një ndër funksionet më të rëndësishme të një qeverie. Qeveria përmes procesit të tenderit siguron mallra, shërbime, punë publike të cilat i shërbejnë qëllimeve të saj por edhe qytetarëve.
Duke i nisur nga një shifër nga viti 2022 janë prokuruar nga qeveria në një vit kalendarik rreth 1.8 miliardë dollarë. Kjo është barazi sa pothuajse 10% i gjithë prodhimit të vendet dhe i 35% të gjithë buxhetit të shtetit.
Pra, është një shifër fantastike në kuptimin e përmasave monetare dhe nga ana tjetër duke pas parasysh se qeveria i përdor prokurimit për çdo gjë, duke filluar nga gjërat e thjeshta, rëndësia e cilësisë së këtij funksioni është e jashtëzakonshme.
Qeveria ka për detyrë që këto para publike që vijën nga taksat e qytetarëve ti përdor në mënyrë sa më efikase dhe në mënyrë sa më efektive. Që do të thotë të sigurojë cilësi sa më të mirë të mallrave dhe shërbimeve publike që prokuron dhe me çmim sa më të ulët. Pikërisht për të arritur këtë, qeveria duhet të bëjë transparencë dhe të garantojë konkurrencën.
Në shkeljet e vërejtura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit rezulton se në 4 vite 650 milionë euro fonde publike janë paguar në favor të një grupi kompanish shpallur si fituese pa garë.
Nisur nga kjo, Sejamini thotë se pikërisht nga kjo, KLSH ka llogaritur një dëm ekonomik që i ka shkaktuar vendit duke mos treguar element efikas gjatë prokurorit publik.
Një nga gjërat që ka zbuluar KLSH është që pikërisht këto elemente, konkurrenca, transparenca dhe përpjekja për të siguruar efikasitet në prokurori publik kanë qenë të mangëta dhe KLSH ka llogaritur edhe një dëm ekonomik që i ka shkaktuar vendit.
Nuk janë se janë vjedhur këto para por KLSH thotë së duke qenë se qeveria nuk ka bërë siç duhet prokurimet publike pra nuk ka pasur konkurrencë siç duhet që garanton cilësi më të lartë dhe çmim të ulët, nuk ka ekonomizuar siç duhet paratë publike për ato mallra që qeveria ka blerë ose prokuruar.



