Gjermani Peter Meyer zgjidhet si raportues i KE-së për Kosovën, fiton ndaj konkurrentit rus

Gjermani Peter Meyer zgjidhet si raportues i KE-së për Kosovën, fiton ndaj konkurrentit rus

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Bayer në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur në konrkurim rusin, Aleksey Kondratyev.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev, që mori 6 sish.

Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli por që votimi i sotëm llogaritet më i rëndësishmi.

Këshilli i Evropës duhej të zgjidhte raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve ishte edhe rusi Aleksey Kondratjev, që kishte shprehur hapur animin e tij pro-serb dhe paragjykimet e tij antishqiptare. Ndërkohë merret vesh se kandidati gjerman, Peter Meyer, është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Protesta e Kosovës dhe lobimi i delegacionit kosovar ka rezultuar me moskalimin e kandidatit rus për raportues për Kosovën në Këshillin e Europës, Aleksey Kondratjev, ish spiun rus dhe tani anëtar i Asamblesë Parlamentare Europiane.

Shoqëria civile i kishte dërguar letër Këshillit Evropian, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy