
Në një mesazh për simpatizantët kandidati fitues i PS në Shkodër Benet Beci falënderoi simpatizantët për mbështetjen.
Ai u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për qytetin dhe do të fillojë një punë e jashtëzakonshme për Shkodrën.
“Shumë faleminderit për mbështetjen! Shumë faleminderit për besimin. Është ditë e rëndësishme për Shkodrën, mos e harroni. Do fillojmë një punë të jashtëzakonshme për Shkodrën, ato që kemi thënë do fillojmë t’i zbatojmë shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohje, vazhdoni punën dhe mbylleni procesin me qetësi ashtu siç e keni nisur”, tha ai.
Deri në këto momente janë numëruar 232 nga 247 kuti votimi në total në Shkodër, ku PS ka triumfuar në bastionin historik të së djathtës.
Benet Beci, udhëheq garën me 32 282 vota me 60.29%, ndërsa kryebashkiaku aktual Bardh Spahia ka marrë deri më tani 21 259 vota.



