PD: Pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama

PD: Pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama

Menjëherë pas konferencës për shtyp të Edi Ramës, në Rinas mbas rikthimit nga vizita dy ditore në Gjermani, reagoi edhe Partia Demokratike.

Në një dalje për mediat nga selia blu, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka u shpreh se në Berlin, Ramës iu bë e qartë se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Evropian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

"Me keqardhje, duhet të pohojmë, se nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë", deklaroi Paloka.

Në fjalën e tij Paloka u shpreh se opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t’i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian.

Deputeti demokrat deklaroi se shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy