Zgjedhjet e 25 prillit/ Hajdari: Partitë politike ping-pong me qytetarët

Zgjedhjet e 25 prillit/ Hajdari: Partitë politike ping-pong me qytetarët

Deputetja Rudina Hajdari nga Kuvendi deklaroi se qytetarët çdo ditë e më shumë zhgënjehen nga politika dhe partitë të cilët u kërkojnë votën e më pas i braktisin.

Sipas saj, partitë politike luajnë ping-pong me qytetarët duke i afruar pranë tyre për t'i kërkuar votën, dhe më pas i pasojnë tek të tjerat.

"Dua të flas sot me qytetarët që më ndjekin, të trajtoj problemin e varfërisë dhe papunësisë. Qytetarët në fshatra kanë një realitet të vështirë. Në një anë, atyre u kërkohet që të bëhen matrapazë apo anëtarë partie në mënyrë që të kapin një punë.

Kjo taktikë e shëmtuar që kanë ndjekur politikanët kanë dëmtuar figurën e një qytetari të ndershëm. Sa herë që qytetarët zhgënjehen, u kërkohet vota nga partitë, në fund të katër vjeçarit lihen në mes të rrugës. E njëjta gjë ndodh edhe me partitë e tjera. Bëhet ping-pong e partive”, u shpreh Hajdari.

Më tej ajo ka vijuar duke theksuar se edhe nëse qytetarët nuk bëhen pjesë partie, edhe ai ndëshkohet.

Ju i keni ndëshkuar qytetarët, u keni dhënë qytetarëve krimin, mafies që ecin në qytetin e Elbasanit, Librazhdit, Belshit dhe ecin me makina luksoze.

I keni mashtruar, dhe i mashtroni në prag të zgjedhjeve për tu vjedhur votën. Ju do i hiqni bukën e gojës nëse nuk ju japin votë. Qytetarët e këtyre qarqeve nuk kanë gjërat më elementare. Paguajnë taksa por nuk kanë asnjë kusht”, përfundoi Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy