Reforma Zgjedhore, Çuçi: Të dyja palët e PD-së së bërë copë e çikë zhyten më keq në krizën ku kanë rënë

Reforma Zgjedhore, Çuçi: Të dyja palët e PD-së së bërë copë e çikë zhyten më keq në krizën ku kanë rënë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, dënon bllokimin që i bënë sot disa deputetë të opozitës mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Përmes një deklarate Çuçi thotë se pyetja me kë të flasësh mori përgjigje të qartë.

Sipas tij, nga njëra anë janë ata që bëjnë skena dhune dhe pengojnë deputetët, nga ana tjetër janë ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje. Shqiptarët e kanë të qartë zgjedhjen thekson Çuçi, Partinë Socialiste.

Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot.

Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e dhunës sa tek selia e tyre e sa në Kuvend nga njëra anë, apo me ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje?

Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare.

Gjithsesi shqiptarët janë gjithmonë e më të qarte ne përgjigjen e tyre për Shqipërinë. Partia Socialiste!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy