Analisti Mentor Kikia në ‘MCN Live’ komentoi çeljen e negociatave për grup kapitujt e parë për të cilin u shpreh se është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë.
Ai tha se festa mbaron sot dhe duhet të fokusohemi tashmë te plotësimi i kritereve pasi vetëm kur të jemi politikisht më të arrirë, të kemi drejtësinë më funksionale do mund të hyjmë në BE.
Është një ngjarje e rëndësishme dhe pse komike se nëse do kërkosh sot në rrjet negociatat janë hapur nja 7 herë, sa herë kishte një proces përparimi në Bruksel njoftohej se u hapën negociatat. Është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, ngjarje që erdhi pas ndarjes nga Maqedonia e Veriut.
Mendoj se festa mbaron sot, duhet ta shohim me pozitivitet këtë ngjarje jo për hapjen e negociatave sepse është thjeshtë një hap, por deri në anëtarësim nuk ka të bëjë me kohë sepse duhen plotësuar kriteret se ato nuk janë thjeshtë ligje, por kapitujt janë monitorime të drejtpërdrejta në terren me standardet demokratike.
Pozitiviteti këtu është se ne do jemi të monitoruar në mënyrë më të rreptë nga BE dhe kjo shpresoj se do nderojë qeverinë dhe qeveritë pas saj të jenë më transparente për shkak të këtij monitorimi dhe ky është përfitimi ynë. Ne do të hyjmë në BE kur ti kemi plotësuar këto standarde, kur të jemi politikisht më të arrirë, kur të kemi drejtësinë më funksionale e kështu me radhë.



