Ministri grek Dendias: Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik

Ministri grek Dendias: Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi sot Prishtinën ku u prit fillimisht nga homologia e tij, Meliza Haradinaj.

Në takimi gjatë ditë, kryeministri Avullah Hoti dhe ministri grek, folën për ndihmën e Greqisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bëhet e ditur se Hoti ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, si dhe procesin e dialogut final ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto në të cilat Kosova aspiron të bëhet pjesë”, tha kryeministri Hoti.

Po ashtu kryeministri Hoti dhe ministri Dendias u zotuan në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë.

Ministri Dendias, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe në begatimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Nga ana tjetër në takim më kryeparlamentaren Vjosa Osmani, mësohet se kjo e fundit i ka kërkuar ministrit grek Nikos Dendias, njohjen formale të shtetit të Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e integrimit evropian.

Sipas një njoftimi për media, Osmani ka falënderuar Greqinë për mbështetjen, duke shpresuar që ajo të konkretizohet me njohjen formale të shtetit të Kosovës.

Në njoftim thuhet se në takimin Osmani-Dendias u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy vendeve, me fokus të posaçëm në sferën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.

Derisa ministri Dendias është pritur në Aeroporin “Adem Jashari”, nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla. Për të cilën vizitë kjo e fundit e ka vlerësuar të rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Ndërsa me të arritur në Kosovë, ministri grek ka thënë se njohja e Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve midis të dy shteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy