
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të hënën me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Gjeologji-Minierave.
Ishte vetë kreu i qeverisë, i cili bëri të ditur për takimin, duke deklaruar se “pati një bashkëbisedim të dobishëm për dialogun’.
Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Rama e cilëson të frytshëm këtë takim teksa paralajmëron se do të vijojë me fakultetet e tjera.
“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkroi Rama në Twitter.




