Dakordësia për rezolutën e Kosovës, Çuçi: Hetim ndërkombëtar për sulmin

Dakordësia për rezolutën e Kosovës, Çuçi: Hetim ndërkombëtar për sulmin

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi reagon për dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me rezolutën për Kosovën.

Ai thotë se përpjekjet mazhorancë-opozitë për gjetjen e dakordësisë për rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës u finalizuan me sukses.

Arritëm të kemi një tekst të përbashkët, ku shprehim pa asnjë rezervë mbështetjen për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Pas votimit nga deputetët në seancën parlamentare, qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë.

Partia Socialiste tregon edhe njëherë se kur vjen puna për Kosovën ka një qëndrim të qartë, pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme.

Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështetjen pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast. PS ka qenë dhe do të jetë konsistente në mbështetjen pa kushte ndaj Kosovës

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy