Abilekaj: Dalja e një force të re politike është domosdoshmëri, na duhet një PD e viteve ‘90

Abilekaj: Dalja e një force të re politike është domosdoshmëri, na duhet një PD e viteve ‘90

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ partinë e re “Bashkë” ku u shpreh se duke qenë se jemi në fazën e fundit të mbijetesës së një klase politike e cila nuk po jep më asgjë, dalja e një force të re është domosdoshmëri.

Ai tha se në fazën ku jemi ajo që më shumë na duhet është një forcë si PD në vitet ‘90 ku u bashkuan të majtë dhe të djathtët.

Kemi një elektorat i cili votën nuk e konsideron dhe e nxjerr në ankand sepse beson se me votën e vetë nuk do të ndryshojë diçka, kemi dhe një dështim të partive të reja dhe të gjitha këto, janë faktorë negativë, pesimistë për lëvizjen ‘Bashkë’, por kjo nuk do të thotë se gjërat nuk mund të ndryshojnë. Ne jemi në fazën e fundit të mbijetesës së një klase politike e cila nuk po jep më asgjë, po jep të njëjtin nivel korrupsioni dhe mungese të demokracisë. Pra ne jemi në fazën e fundit të ekzistencën e klasës politike në fazën që i duhet dhënë një shtytje dhe dalja e një force të re është e domosdoshme dhe kjo ‘Bashkë’ duhet të bashkojë sa më shumë. Mendoj se në stadin politik ku jemi një lëvizje e re është domosdoshmëri, pastaj a duhet një forcë e majtë apo një forcë e djathtë që s’ka asnjë ideologji për momentin, ne jemi në fazën që më shumë na duhet një gjë forcë si PD në vitet ‘90 ku u bashkuan të majtë dhe të djathtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy