Falimenti, Hoxha thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë: Të hetohen tenderat korruptivë të Bashkisë Vorë

Falimenti, Hoxha thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë: Të hetohen tenderat korruptivë të Bashkisë Vorë

Kandidati i dalë nga primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha, thotë se në cilësinë e tij si kandidat i ka bërë kërkesë zyrtare Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve te tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vorë gjatë katër viteve të fundit.

Në një komunikim për mediat ai tha se shpreson që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës dhe se në të kundërt do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këto tendera.

Sipas tij, bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove.

Si kandidat për bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, ai i bëri thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare që t’i hetojnë këto tendera korruptivë, të cilët qartësisht tha ai, janë bere jo për punë, por për të vjedhur dhe për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë.

Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat.

Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës.

Për katër vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qytetarëve të Vorës.

Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.

Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës.

Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjës, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.

Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy