Reforma zgjedhore, opozita me propozim të ri për KQZ-në

Reforma zgjedhore, opozita me propozim të ri për KQZ-në

Opozita e bashkuar do të dorëzojë një propozim të ri në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Propozimi në thelb i jep të drejtën komisionit të posaçëm parlamentar që të drejtojë proçedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashtin 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, mëson TVT.al.

Ndërkohë, opozitës jashtëparlamentare i është ofruar me herët një vend më të drejtë vetoje në komisionin e posaçëm.

Personi me të drejtë vetoje do të ketë të drejtën e përzgjedhjes së emrave që kanë mbeshtetje të opozitës.

Më herët, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik të mërkurën (24 qershor), në orën 17:00.

Gjiknuri i ka kërkuar PD-së dhe LSI-së që të sjellin propozime të shkruara për mekanizmit e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ së riformatuar në një komision të posaçëm parlamentar, si dhe dispozitën tranzitore se si opozita e bashkuar do të futet në sistem për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit për ndryshimet në kodin elektoral,mazhoranca dhe opozita janë ndarë sërish në qëndrime për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk janë pjesë e Kuvendit, dhe si rrjedhojë përfaqësimi i tyre në këto institucione është e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy