Propozim i deputetit Shehu/ Kuvendi 1 minutë heshtje për mjekët që humbën jetën nga Covid

Propozim i deputetit Shehu/ Kuvendi 1 minutë heshtje për mjekët që humbën jetën nga Covid

Në përfundim të pjesës së parë të seancës së sotme të Kuvendit, me propozim të deputetit demokrat Tritan Shehut, Kuvendi mbajti një minutë heshtje për 50 mjekët që humbën jetën nga COVID-19.

“Unë propozoj të mbajmë një minutë heshtje për mijëra viktimat nga koronavirusi dhe humbjen e gjithë atyre jetëve të mjekëve që luftuan me koronavirusin” – tha Shehu.

Pas mbarimit të 1 minutë heshtje, deputeti Erion Braçe tha se heshtja u bë "për ata mjekë që shërbyen dhe vdiqën jo për ata që bëjnë gallatë".

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 2.557 persona.

Ndërkohë seanca parlamentare është ndërprerë dhe të vijojë punimet në orën 13:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy